Kryefjala Logo

VIDEO/ Imazhi satelitor tregon rrjedhjen e lavës në Oqeanin Atlantik nga vullkani në La Palma të Spanjës

2 Tetor, 2021 | 11:30 am

Vullkani në La Palma në Ishujt Kanarie të Spanjës shpërtheu të Premten, duke shkaktuar një seri tërmetesh të vogla. Autoritetet thanë se kanë regjistruar tetë tërmete të rinj deri në 3.5 ballë.

Ata prisnin të shihnin nëse llava nga çarja e re do të bashkohej me rrjedhën kryesore, e cila ka udhëtuar gjashtë kilometra dhe ka arritur në Oqeanin Atlantik, të treguar në imazhin satelitor, sipër.

Shkëmbinjtë e shkrirë janë ngurtësuar pas kontaktit me ujin e detit, duke krijuar një lloj gadishulli.

Të enjten pasdite, sipërfaqja e këtij zgjerimi po i afrohej 19 hektarëve, krahasuar me 10 në fillim të mëngjesit, tha David Calvo, zëdhënës i Institutit Vullkanologjik të Ishujve Kanarie (Involcan).

Ekspertët kanë paralajmëruar se ka të ngjarë të ketë një ndikim shkatërrues afatshkurtër në ekosistemin lokal detar.

Takimi i lavës dhe ujit ka prodhuar edhe gazra potencialisht toksikë.

Të ngjashme