Kryefjala Logo

Itali – Rrëmbehet 6 vjecari që i mbijetoi tragjedisë me 14 viktima në teleferik

13 Shtator, 2021 | 11:21 am

Muaj më parë në Itali u shënua një tragjedi teksa 15 persona udhëtonin me teleferik, ky I fundit shkëputet dhe bie nga lartësia duke marrë jetën e 14 pasagjerëve . Në atë kohë mbijetoi vetëm 1 pasagjer 6 vjecar, I cili humbi të dy prindërit e tij me origjinë Izraelite por që jetonin e punonin në Itali.

Fëmija është marrë pa lejen e kujdestarëve të tij në Izrael nga gjyshërit e anës së babait. Teksa gjyshërit nga mamaja kanë kallzuar në polici familjen e babait që e ka marrë në Izrael pa miratimin e tyre.

Eitan, prindërit e të cilit ishin shtetas izraelitë banues në Itali, kishte jetuar me tezen e tij në Pavia para rrëmbimit të tij. Gali Peleg, tezja e nënës së Eitan në Tel Aviv, muajin e kaluar filloi një proces birësimi, me avokatin e saj duke pretenduar se fëmija po mbahej peng.

“Ne nuk e rrëmbyem Eitanin dhe nuk do ta përdorim atë fjalë. Ne e kthyem Eitanin në shtëpi. Na u desh ta bënim pasi nuk morëm asnjë informacion mbi shëndetin ose gjendjen e tij mendore. Nëse gjyqtari nuk do të kishte caktuar takime me fëmijën, ne nuk do ta kishim parë atë. “ është shprehur tezja e vogëlushit

 

Sipas raporteve në shtypin italian, Peleg e nxori fëmijën të shtunën në mëngjes, por nuk e solli atë në shtëpi deri në orën 18:30 siç ishte rënë dakord. Burimet diplomatike më vonë konfirmuan mbërritjen e tyre në Izrael.

 

Armando Simbari, avokati përfaqësues i tezes së të miturit, në lidhje me këtë çështje tha se lajmet janë shqetësuese për të gjithë dhe krijojnë shumë shqetësime. Sipas tij, Eitan u rrëmbye nga familja me të cilën u rrit dhe nga mjekët që ende trajtonin traumat e tij.

 

Pasi u ngrit alarmi për zhdukjen e tij, policia italiane zbuloi se Eitan ishte larguar nga Italia në bordin e një avioni privat me gjyshin e tij, i cili posedonte pasaportën izraelite të të miturit. Burimet diplomatike më vonë konfirmuan edhe mbërritjen e tyre në Izrael.

Të ngjashme