Kryefjala Logo

Instagram dhe Facebook sërish në probleme. Nxirren nga rrjetet miliona përdorues

20 Mars, 2024 | 5:51 pm

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme gjatë ditës së sotme.

Dyshohet se problemi është i njëjtë siç ndodhi rreth 2 javë më parë, kur miliona përdorues e patën të pamundur të hyjnë në llogaritë e tyre në Facebook, Instagram dhe Messenger, produkte të kompanisë META.

Po ashtu është raportuar për ngadalësim të rrjetit dhe probleme me shfaqjen e fotografive dhe “story”-ve.

Një problem i ngjashëm preku rrjetet e META dy javë më parë, dhe zgjati për rreth dy orë deri sa u rikthye në normalitet.

Të ngjashme