Lajme
E padëgjuar: Dje një makinë ka përfunduar e bllokuar në shkallët e stadiumit
24 Gusht, 2022 | 1:32 pm

Drejtuesi i një makine të vjedhur është arrestuar pasi mjeti ka ngecur në shkallët e një stacioni metroje në Madrid në orët e para të ditës së djeshme.
Imazhet e shpërndara nga Emergencias Madrid tregojnë një makinë të bardhë të ngulitur mes kangjellave të shkallëve brenda stacionit Plaza Eliptica. Drejtuesi i mjetit ka rezultuar pozitiv në testin e kokainës dhe është dërguar në spital. Mësohet se nuk ka pasur të lënduar nga aksidenti.
Zjarrfikësit e Madridit hoqën makinën në atë që Emergjencias Madrid dhe ngjarjen e quajti një operacion “të mundimshëm”.