Kryefjala Logo

Dhunë në azilin e Pejës, arrestohen dy punonjëset…

2 Nëntor, 2022 | 6:21 pm

Njëri nga dy prokurorët që po merren me rastin e dhunës dhe keqtrajtimit të të moshuarës në një qendër të të moshurave në Pejë kanë folur për media duke dhënë detaje të reja lidhur me këtë ngjarje.

Prokurori është shprehur se tanimë janë arrestuar dy të dyshuara me inicialet A.P dhe A.R nën dyshimin për veprën penale të “sulmit” dhe të “dhënia e ndihmnës në kryerjen e veprës penale të sulmit”, raporton lajmi.net.

“Lidhur me rastin në fjalë ju njoftoj se pas pranimit të informacionit të parë lidhur me ngjarjen që ka ndodhur sot në qytetin e Pejës, nga kryeprokurori i zyrës Agim Kurmehaj, jemi angazhuar dy prokurorë që pas marrjes së autorizimeve kemi vazhduar me të gjitha veprimet ligjore që në mënyrë intenstive dhe në mënyrë efikase e të shpejt me njësitet relevante policore, kemi arritur të arrestojmë dy të dyshuarat, A.P dhe A.R me dyshimin se kanë kryer veprën penale të sulmin dhe respektivisht dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale të sulmit.”, tha Prokurori.

Sot në mediat sociale ka qarkulluar një video ky punojëse të azilit të Pejës abuzojnë me një të moshuar.

Të ngjashme