Kryefjala Logo

Detaje të reja nga ngjarja në Fier, flet e ëma e Sabrinës që ngeli e vrarë nga ish burri: “me bukë në dorë vajza, ai i vendosi automatikun”

13 Shtator, 2021 | 11:40 am

Dëshmi pas dëshmie vijnë nga ngjarja tronditëse që ndodhi disa ditë më parë në Fier, kur Elton Metaj ekzekutoi me armë automatik ish-bashkëshorten e tij Sabrinën vetëm pas dy muash pasi kishte dalë nga burgu. Cdo detaj i ri tregon sesa tragjike ka qenë situate në momentin e vrasjes së vajzës teksa për këtë ka dëshmuar dhe vëllai i viktimës.

Gjatë ditës së sotme ka folur dhe e ëma e Sabrinës e cila tregon mbi fakte të reja të asaj nate tragjike për vajzën e saj. Sipas saj Sabrina ka qenë duke ngrënë bukë kur Eltoni ka hyrë në shtëpi dhe I ka drejtuar automatikun. Vajza në atë moment i ka dalë përpara duke mbrojtur familjarët e saj e duke I thënë “nuk ke punë me të shtëpisë, por me mua”. Në momentin që e ndjera ka kthyer kurrizin, është qëlluar me plumbat e automatikut duke gjetu vdekjen në vend.

Pjesë nga rrëfimi i nënës së Sabrinës

“Po vinte ora 10 e 20 dhe vajza punonte te i huaji. Çdo natë kur ishte turni i dytë, por edhe i pari unë i dilja përpara sepse kisha frikë nga ai njeri i poshtër. Kur ishte ora 10 e 20, unë lë hekurin dhe dal për në rrugë. Nga frika që ai ka bërë terror në shtëpinë tonë. Ishim gati 8 veta në shtëpi. Erdhi vajza, na pyeti çfarë ka për të ngrënë dhe u ul të hante punë, ndërkohë unë po punoja.

 

Sa e pash që po hapte derën e jashtme, hapi derën dhe e pash me kallash. Unë me qetësi iu afrova dhe i thashë: E mora me të mirë, i thash para 1 muajsh ishe në burg, pa të parë njeri merr armën e ktheu, mos na bëj terror se e ke bërë njëherë këtë. Ku është ajo më tha, ku është ajo. Vajzën e kisha në një dhomë, ndërsa nusen në dhomën tjetër. Del direkt vajza dhe thotë çfarë ka.

 

Doli me bukë në dorë vajza, ai i vendosi automatikun. Doli nusja nga dhoma dhe i tha që mos e godit se është shtatzëne. Ai tha më nxirrni Armandon për çunin. Ndërsa vajza i tha s’ke punë me këta, por me mua. Sa ktheu kurrizin çupa ai e goditi. Më pas e kuptoni vetë…”

Të ngjashme