Kryefjala Logo

Detaje nga krimi tronditës në familje ku burri vrau bashkëshkorten më pas dhe veten në Divjak

18 Shtator, 2021 | 10:04 pm

D8A60432 4DFF 4B2E B27F E798DB092BEEFshati Babunje ne Divjake u trondit gjate pasdites se sotme nga nje krim ne familje. Hekuran Rrasa 68 vjeçar, vrau me armë zjarri gruan e tij, Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe. Më pas ai kreu dhe vetvarsje ne banesen ku banonin çifti bashkeshorteve te martuar.

Arma e krimi e perdorur mesohet te jete nje arme gjahu. Krimi i dyfishte ka habitur banoret te cilet shprehen se midis ciftit nuk patur ndonjehere konflikte.

Çifti ishin prinder te nje djali te vetem, ky i fundit ka qene ai qe ka pare i pari ne vendngjarje trupat e pajete dhe shtepine e mbuluar me gjak. Opinioni publik brenda pak ditesh po perjeton 2 ngjarje te trishtueshme qe prekin marredheniet brenda familjes pas ngjarjes se ndodhur ne Fier ku Elton Metaj ekzekutoi me automatik gruan e tij 23 vjecare.


Divjakë/Informacion paraprak
. Në fshatin Babunjë, Divjakë, dyshohet se shtetasi H. Rr., 58 vjeç, ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen F. Rr., 45 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme