Kryefjala Logo

Alfred Peza jep dorëheqjen si drejtor i RTSH

25 Mars, 2024 | 7:02 pm

Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen nga drejtori i Radio Televizionit Shqiptar. Dorëheqja e Pezës ka ndodhur sot ku dhe është protokolluar më pas.

Burime për Politiko.al bëjnë me dije se Peza gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një mbledhje me drejtorët e redaksisë ku ka komunikuar vendimin e tij. Ndërkohë ende nuk ka një deklaratë publike.

Gjatë kësaj periudhe të drejtimit të Pezës, nga RTSH-ja janë pushuar shumë gazetarë, kameramanë dhe drejtues emisionesh. Kjo ka sjell reagim të madh në publik kundër Pezës. Nga shumë aktorë politik por edhe të medias, është kërkuar shkarkimi i Pezës nga detyra.

Të ngjashme