Kryefjala Logo

Reagon babai i të riut që ra nga kati 5-të i hotel “Rogner”, tregon për fjalët e fundit të Ajdin Mustafit gjatë transportimit për në spital

15 Shtator, 2021 | 1:39 pm

Pak ditë më parë një I ri humbi jetën teksa mbështetej duke pirë cigare në katin e pestë të hotel “Rogner” kur kangjellat e armortizuara u shembën duke shkaktuar rënien nga lartësia të Ajdin Mustafit. Sot në emisionin “Me zemër te hapur” ka reaguat babai i të ndjerit , Mehmet Mustafi. Ai dëshmoi se lajmin e kishte marrë nga mediat si fillim duke menduar se kjo ishte një vrasje.

Mehmet Mustafi shtoi se nuk ka takuar asnjë nga drejtuesit e hotelit pasi këta të fundit I druheshin një hakmarrje për vdekjen e Ajdinit. Babai i të riut tha se djali i tij vinte për herë të dytë në Tiranë teksa kishte qenë dhe vitin e kaluar ku I kishte pëlqyer ndaj dhe ishte rikthyer

Mehmet Mustafi ka treguar për momentet e fundit të të birit:

“E pinte cigarën! Për sa i përket komisariatit na thanë që po pinte cigare i mbështetur te kangjellat e hotelit në momentin që u rrëzua.

Ka qenë djalë i plotë, i mbushur, është mbështetur me shpinë në kangjellat e hoteli dhe barrierat nuk e kanë mbajtur.

Komisariati më ka thënë se ka qenë ora 14:40. Kur e pashë se kështu ka qenë ngjarja, dhimbja ime ka qenë në dy pjesë, rehatova shpirtin se djalin nuk e kishte shtyrë askush, por që një djalë 28-vjeçar me ardh në Tiranë dhe me humb jetën për shkak të barrierave të pafiksuara ma shtoi dhimbjen.

Mua më kanë thënë që ka rënë sipër një veture së bashku me barrierat. Në ndihmë i ka shkuar pastruesja dhe një djalë i informacionit të cilët i takova më pas në komisariat.

Ai djali që e shoqëroi në ambulancë më tha se djali i shtrëngonte dorën dhe i thoshte: Unë jam Ajdin Mustafi! Unë jam Ajdin Mustafi!

Mua ai djali që e takova në komisariat më ka thënë që e ka dhënë jetën në spital. Me spitalin nuk kemi mundur me bisedu, por jemi drejtuar te morg pasi na interesonte ta sillnim djalin sa më shpejt në Kumanovë.”, shtoi babai.”

I pyetur nëse ka kontaktuar me drejtuesit e hotelit për këtë ngjarje ai u shpreh:

“Nuk kemi pasur kohë me shkuar te hoteli. Hoteli e ka pas dit që ne kemi ardhur në Tiranë, por nuk na kanë kontaktuar. Aty në komisariat na thanë që ata të hotelit kishin frikë se mos ne do të vinim me pushkë me hap luftë për djalin 28-vjeçar që humbëm jetën.”

Të ngjashme