Rama mes shumë takimeve gjatë vizitës në New York, midis tyre me politikanin më të shquar amerikan

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet prej ditën në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka publikuar një set fotografik me disa nga takimet që ka kryer në “tokën e premtuar”.

Kryeministri është takuar me Presidentin turk Erdogan, ndërsa gjatë ditës së djeshme me Presidenten e Kosovës, Presidentin e Maqedonisë së Veriut dhe persona të tjerë, është parë të publikojë një foto të përbashkët.

Në foto shihet se Rama është takuar me një sërë zyrtarësh btë lartë, ku ndër to bie në sy legjenda e politikës së jashte Amerikane, Henry Kissinger.

Ajo që bie në sy është fakti që Rama ka patur një takim ballë për ballë me një nga politikanët më të shquar të politikës së jashtme amerikane duke  e quajtur këtë takim privilegj. Bëhet fjalë për Henry Kissinger i cili ishte pjesë e takimeve të Ramës me disa zyrtarë të lartë amerikan.

“FotoALBUM nga disa takime në Nju Jork, ku pata privilegjin e një bisede miqësore me legjendën e politikës së jashtme amerikane, Henry Kissinger” shkruan Rama në Facebook.

Previous articleNë Shqipëri çereku i popullsisë nuk përballon dot shpenzimet e analizave mjeksore dhe trajtimin dentar
Next articleTentuan të shkojnë drejt Italisë me letërnjoftime italiane fallco, arrestohen 3 të rinj në Rinas