Kryefjala Logo

Plagosja tek gjimnazi “Çajupi”, qytetarët denoncojnë tek faqja e Olti Currit: “Pamë tmerr… mësuese ordinere”

11 Tetor, 2021 | 8:52 pm

Mëngjesi  i sotëm ka tronditur Tiranën kur një grup njerëzish u përfshinë në një sherr ku mbeti i plagosur një person dhe ku u dëgjua krisma nga një pistoletë e cila më vonë u sekuestrua nga policia. Ajo që habiti më shumë njerzit në këtë lajm ishte fakti se ata që filluan sherrin në fakt ishin dy arsimtar, mësues në gjimnazin “Andon Zako Cajupi” të cilë ishin konfliktuar në ambientet e shkollës si fillim e më pas kanë zhvendosur sherrin në një ambient jasht shkolle.

Blogeri Olti Curri ka postuar në Instastory disa dëshmi që i kanë ardhura në chatin e tij nga kalimtarë të ndryshëm në atë zonë ku u bë sherri të cilët . Mbi të gjitha shumë njerëz shprehen se kjo është një situatë e turpshme pasi arsimtarët duhet të jenë shembuj i brezave të rinj e jo të përfshihen në situate të tilla degraduese ku humbet sensi i komunikimit.

 

“Kemi pa tmerr me sy sot që në pikë të mëngjesit, mësuese ordinere” – është shprehur një prej dëshmitareve. Ndërsa të tjerët shprehen se përjetuan momente ankthi jo vetëm prej të shtënës dhe pamjeve aspak të këndshme por dhe nga frika mos vonoheshin për punë pasi trafiku në rrugën ku ndodhi ngjarja u bllokua më shumë se 1 orë./Kryefjala.com

WhatsApp Image 2021 10 11 at 20.26.22 WhatsApp Image 2021 10 11 at 20.26.21 1 WhatsApp Image 2021 10 11 at 20.26.21

Të ngjashme