Aktualitet
Pista e hetimit të shpie tek lidhja jashtëmartesore e Naimit me një mashkull!
5 Dhjetor, 2023 | 8:45 am
Analisti Arjan Curri ka deklaruar sot në “Top Story” se Prokuroria e Kosovës po dyshon se një lidhje jashtëmartesore mund të ketë qenë një ndër shkaqet e vrasjes së Liridona Ademajt nga bashkëshorti Naimi.
Sipas Currit, arsyeja e fortë se pse një burrë mund të vrasë një grua është orientimi seksual dhe dyshohet se Liridona e dinte për lidhjen e Naimit me një burrë.
Mua më ndihmon kriminologjia. Pse behët vrasës një njeri, ndër të tjera edhe nga ndikimi edhe i gjinisë. Ai ishte i paburrë nga sfida që mund t’i ketë bërë e shoqja, e cila mund të jetë lidhur me orientimin seksual.
Prokuroria në Kosovë po dyshon edhe një trekëndësh dashurie. Gruaja dinte një lidhje biseksualizmi. Dyshohet se ka pasur një marrëdhënie jashtë martesore me një mashkull. Këto nuk janë të miat. Një burrë që vret një grua është i sfiduar. Nuk e kupton, thotë ç’është kjo.
Në raste të tjera e kanë vrarë nga frika se do u dilte nami. Këto i çojnë burrat në akte dhune se nuk janë meshkuj. Feminicidi këtë ka. Një rast tjetër është kërcënimi që mund t’i ketë bërë Liridona për çështjen e pastrimit të parave.
Mos ndoshta e shoqja dinte ndonjë gjë që i zbulohej dhe e vrau? Mendoj të besoj të parën, por edhe dyta… Edhe nga bota e kafshëve agresiviteti është mes gjinive të njëjta. Bexhet Pacolli mungoi në varrim, mundet që vilën mund t’ja ketë dhënë ai, prokuroria duhet të hetojë.”– u shpreh Curri.