Kryefjala Logo

Lajme të mira! Përgjysmohen shtrimet e reja në spital dhe ulen infektimet nga Covid-19

8 Tetor, 2021 | 12:47 pm

Fillimi i muajit të kaluar pati një rritje të urgjencave në spitale covid. Rreth 40 urgjenca numëroheshin mesatarisht në ditë me nevojën për pacientë që duhet të shtroheshin. Sot ky numër është ulur deri në 15-20 raste të reja për shtrime.

Gjithashtu numri i rasteve aktivie me covid-19 ka rënë ndjeshëm teksa dhe kapacitetet e spitaleve janë “liruar” nga fakti se ka më shumë të shëruar sesa të sëmurë.

Prej ditësh edhe Kosova po përjeton një ulje të ndjeshme të shifrave megjithatë numri vdekjeve në Shqipëri vazhdon të qëndrojë i lartë prej disa ditësh kjo për faktin sepse ulja e vdekjeve do të reflektohet disa ditë pas uljes së shtrimeve të reja.

Ishte variant Delta i covid-19 që shtoi infektimet dhe rastet e hospitalizuara në vend teksa ky variant pretendohet të jetë më ngjituës dhe virulentë midis individëve të infektuar dhe ata të painfektuar. Kontribut në tendencën positive të shifrave autoritetet ja vendosin dhe vaksinimit që ka luajtur një rol të rëndësishëm në imunizimin e popullsisë.

Të ngjashme