Kryefjala Logo

Grabitësi kërcënoi familjen në Fier, frikë në rast se ai lirohet nga burgu :“Do t’ju varim në mes të Levanit”

10 Tetor, 2021 | 11:11 am

Floresha Kalemaj dhe familja e saj në Fier kanë përjetuar tmerr teksa Renaldo Latifi grabitsi i 100 milion lekëve kreu vjedhje në shtëpinë e tyre duke kërcënuar familjarët se do ti varte në mes të Levanit nëse flisnin. Kryefamiljarja shpreht e shqetësuar se Gjykata e Shkallës se Parë në Fier do të bëjë të mundur lirimin e këtij personi.

 

Për ‘BalkaWeb’, Kalemaj, ka vënë në dispozicion edhe dokumentacionin përkatës ku tregon se ajo dhe familja e saj ndjehen të frikësuar, e madje sipas saj gjatë kësaj periudhe janë kërcënuar edhe nga prindërit e të ndaluarit. “Ata na kanë kërcënuar me jetë në emër të djalit të tyre duke thënë se do na varnin në mes të Levanit, vend ku ndodhi vjedhja”, shprehet ndër të tjera Kalemaj në letrën e saj drejtuar gjyqtares Sholla. Ajo shton se bashkë me bashkëshortin ka bërë kërkesë që të jetë prezent në proces, pasi janë palë e dëmtuar.

Kujtojmë se 100 milionë lekë dhe automjeti i Xhemal dhe Floresha Kalemaj u grabitën në Levan të Fierit në maj të vitit 2017, ndërsa rreth një vit më vonë dy autorët e ngjarjes u ndaluan nga policia dhe u dënuan nga gjykata.

 

Të ngjashme