Kryefjala Logo

Flet babai Aldi Ramës: “Djalin e kanë dhunuar, hoxha më tha të mos e hap arkivolin për të parë fytyrën sepse ishte…”

4 Tetor, 2021 | 6:01 pm

Babai i 21 vjecarit që ekzekutoi nënkomisarin Saimir Hoxha dhe më pas vetëplagosi dhe veten me pasojë vdekjen e tij, ka reaguar gjatë ditë së sotme duke folur për Shqipëria Live. Ai ka hedhur akuza se vdekja e të birit nuk ka qenë vetvrasje por duke hedhur dyshime dhe akuza mbi Policinë e Shtetit.

“Hoxha më tha të mos e hap arkivolin për të parë fytyrën e djalit sepse është shumë e dëmtuar dhe nuk është mirë ta kujtosh gjithmonë ashtu, unë kisha 3 vite pa e parë djalin nuk mund të rrija dot pa e parë fmijën tim para se të futej në dhe” ka thënë Profan Rama.

Ai ka shtuar se fytyra e djalit kishte të nxira në të dyja sytë, në mjekër dhe ishte shumë e dëmtuar duke hedhur dyshime se ai është dhunuar ose është tërhequr zvarrë. “Kam pare fytyre shume te demtuar, ate e kane keqtrajtuar. Ambulancës I duhet vetëm 10 minuta për të shkuar në ambulancën e Lezhës, atyre u është dashur 1 orë e gjysëm”./Kryefjala.com

Të ngjashme