Kryefjala Logo

Bllokohet faqja zyrtare e Kryeministrit Edi Rama në Facebook? Ja rezultati që del pas kërkimit të emrit të tij

28 Shtator, 2021 | 11:10 am

Faqja zyrtare në rrjetin social në Facebook e Kryeministrit Edi Rama prej orësh është e padisponueshme nga pajisje si Laptop ose PC. Në momentin që në motorin e kërkimit të rrjetit social vendosim emrin “Edi Rama” nuk shfaqet faqja e Ramës.

“Kjo faqe nuk është e disponueshme. Lidhja (linku) mund të jetë e prishur, ose faqja mund të jetë hequr. Kontrolloni nëse lidhja (linku) që po përpiqeni të hapni është e saktë”- ky është lajmërimi që bën Facebook pasi del rezultati i kërkimit. Megjithatë faqja është e aksesueshme nga celularët dhe tabletët.

Kryeministria ka dalë në një njoftim zyrëtar ku thotë se nuk është asgjë e pazakonte. “Faqja e kryeministrit nuk eshte hakuar. Ka ndodhur nje rikonfigurim nga ana e Facebook per kategorine e faqeve dhe eshte nje problem i perkohshem i Facebook” – janë shprehur nga Kryeministria.

Të ngjashme