Kryefjala Logo

Babai i tij u vetvra 3 vite më parë, si e përjetonte 26 vjecari që vrau ganezen në Tirane? Familja e përfshirë në një histori gjakmarrje

4 Tetor, 2021 | 5:56 pm

Disa detaje të reja kanë dalë mbi rrethana e autorit të vrasjes së shtetases franceze me origjinë nga Gana e Afrikës. Shoku i tij shprehet se 3 vite më parë babai i tij ka kryer vetëvrasje. Rrethanat e kësaj vetvarsje erdhën si pasojë e një depresioni të rënduar kur I biri I tij, Klintoni u largua ilegalisht drejt Francës pa  kontaktuar njeri.

“Klintoni duke dhe shprehej në shoqëri se sa shumë e vuante vetvrasjen e të atit 3 vite më parë. Sidomos në pjesën ai nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në varrimin e tij, duke shtuar që një nga shkaqet e depresionit ishte largimi pa lajmërim drejt Francës nga Klintoni”.

Është përfolur në media se djali ishte I përfshirë në një histori gjakmarrje që buronte nga Dibra, por shoku i tij ka sqaruar se kjo I përket së shkuarës. “30 vite më parë familja e Klintonit ka qenë përfshirë në një gjakmarrje por gjithcka është falur dhe mbyllur nga vëllai i viktimës së fisit kundërshtar”./Kryefjala.com

Të ngjashme