Kryefjala Logo

Babai 23- vjecares Sabrina Benga, reagon ashpër ndaj familjes së ish-dhëndrit “Nuk dua të komunikoj me ata lloj plehrash”

13 Shtator, 2021 | 2:57 pm

Pas të vëllait dhe nënës së të ndjerës, Sabrina Benga reagon dhe ati i saj I cili është shfaqur i rënduar dhe I trishtuar para mediave. Ai nuk ka kursyer akuza ndaj gjykatës që liroi autorin 2 muaj më parë teksa është shprehur se kërkon dënim me vdekje për Elton Metajn. Gjithashtu i pyetur nëse ka komunikuar me familjen e ish-dhëndrit ai ka thënë se nuk do të komunikojë me ta derisa e trajtuan kështu të bijën.

“Kishte ruajtur që nuk kisha asnjë nga djemtë në shtëpi. Ky i bie të jetë një mi, ata minjtë që kalojnë në tuba. Unë e akuzoj direkt Pirro Sotaj të japë llogari. E njoh edhe personalisht. Unë kërkoj dnëim në litar. Jo më të drejta njeriu, nuk ka të drejta mekëta fundërrina. Nuk ka pse ti mbajnë mbi tokë këta lloj fundërrinash”, ka thënë Partizan Bengaj.

Kështu u shpreh ai i pyetur nëse ka kontaktuar me familjarët e autorit të vrasjes:

“Absolutisht jo. Nuk dua të komunikoj me ata lloj plehrash. Derisa ime bijë u trajtua në mënyrë të tillë. E denoncoj të ëmën e tij që unë paskam pasur edhe armë në shtëpi. Është një pise e kësaj shoqërie. Nuk jam në një pozicion të qetë.

 

Në çdo vend të botës mund të jetë një fundërrinë, një grua nuk qëllohet kurrë. Të paktën si shqiptarë, por opinioni publik duhet të ngrihet kundër këtyre plehrave. Është një shtet në kaos. U kap me armë, si e lëshon?” – u shpreh zoti Bengaj.

Të ngjashme