Kryefjala Logo

60 viktima e qindra të plagosur nga sulmi në sallën e koncerteve në Moskë

23 Mars, 2024 | 3:46 pm

Një sulm makabër ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Moskë, Rusi, në një sallë koncertesh, ku persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj njerëzve, përfshirë edhe disa fëmijëve, ndërsa po ashtu kanë shpërthyer edhe eksplozivë, duke shkaktuar 60 viktima dhe qindra të plasgosur.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Rusi, “RIA”, duke cituar një zëdhënës të Komitetit Hetues të Rusisë deklaroi se numri i të vdekurve mund të rritet, ndërsa sipas zyrtarëve rusë pesë fëmijë ishin në mesin e viktimave të sulmit, në të cilin sulmuesit me sa duket shpërthyen gjithashtu eksploziv. Të shtënat me armë, sipas gazetarëve në terren zgjatën deri në 20 minuta, ndërsa salla e koncerteve u përfshi nga flakët, të nisura nga shpërthimet.

 

Ndërkohë, pak orë pas ngjarjes Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin tronditës në Crocus, në periferi të Moskës, ndërsa njëmbëdhjetë persona janë arrestuar për sulmin terrorist. Sipas autoriteteve ruse 4 prej tyre morën pjesë drejtpërdrejt në sulm, ndërsa për arrestimin e terroristëve, kreu i shërbimit inteligjent rus, Aleksandër Bortnikov, tha se ka informuar presidentin rus Vladimir Putinin.

Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin, nëpërmjet një postimi në Telegram, në të cilin grupi pretendonte se personat e armatosur kishin arritur të arratiseshin më pas.

Të ngjashme