Showbiz
Kur vëmendja është te Fest 64, Ronela Hajati bën këtë lëvizje
18 Dhjetor, 2025 | 10:32 pm

Teksa po zhvillohen netët e Festivalit të Këngës, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Shqipërisë për Eurovision, Ronela Hajati ka tërhequr vëmendjen me një story në Instagram.
Artistja ka publikuar një pamje nga studioja muzikore, të shoqëruar me mbishkrimin:
“C’na ka marrë malli për çik festival”, një koment që është interpretuar si nostalgji për emocionet e këtij eventi muzikor.
Reagimi vjen në ditë simbolike për Festivalin e Këngës, një skenë ku Ronela ka lënë gjurmë duke fitur edicionin e 60-të në vitin 2021 me këngën “Sekret”, çka i dha asaj të drejtën të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision 2022.

Ndërkohë, Festivali i Këngës vijon netët finale, ndërsa publiku pret të mësojë emrin e artistit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision këtë vit.











































