Kryefjala Logo

Kujt i përkiste studio muzikore ku pati një shpërthim ditën e sotme?

17 Nëntor, 2024 | 12:01 pm

Një shpërthim i ngjashëm me lëndët plasëse ose piroteknike është dëgjuar në shkallët e jashtme të një godine të përshtatur si studio muzikore në pronësi të qytetarit me iniciale A.A.

Ngjarja ka ndodhur rreh orës 03:30 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Arben Broci” në Kamëz. Si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale (janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat).

Raportohet se nuk ka pasur njeri brenda në momentin e ngjarjes. ‘Klan News’ bën të ditur se pronari i studios ndodhej tek familjarët në Itali dhe nuk është mundur të merret në pyetje.

Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme