Lifestyle
KUJDES!Pas marrëdhënieve intime nuk duhet t’i neglizhoni këto gjëra
7 Gusht, 2021 | 4:34 pm

Gjithnjë lahuni pas marrëdhënies me ujë të bollshëm dhe me sapunë që nuk çekuilibrojnë pH e vaginës. Lubrifikantët seksuale dhe bakteret nga gishtat apo goja mund të rrisin mundësinë e zhvillimit të infeksioneve bakeriale.
– Pastrimi dhe hidratimi i vaginës me vajra esencialë
Në vaskë apo direkt ju mund të aplikoni pak vaj kokosi i cili do të trajtojë çdo ënjtje apo acarim të lëkurës nga akti.
– Pini ujë
Dehidrimi ndikon në të gjithë trupin tuaj, kështu që nëse goja juaj është e thatë dhe vagina juaj është gjithashtu e thatë. Menjëherë pas seksit si femra ashtu dhe mashkulli duhet të pinë ujë në mënyrë që të stimulohet dhe fshikëza e urinës për të nxjerrë jashtë çdo gjë të dëmshme për organizmin.
– Hani ushqime të pasura me probiotikë
Kosi e ushqime të tjera të fermentuara kanë baktere të mira që gjenden në vaginë. Duke ngrënë këto ushqime ju do të ulni rrezikun e infeksioneve vaginale.
– Gjatë një marrëdhënieje seksuale, bakteret mund të shtyhen drejt fshikëz tuaj. Menjëherë pas një raporti intim duhet të siguroheni që ju të “vetë-pastroheni” nëpërmjet urinimit.
– Pasi keni kryer marrëdhënie seksuale e pasi të jeni larë bëni mirë të vishni mbathje pambuku . Pas seksit, lëkura ka tendencë të jetë e ngrohtë dhe e lagësht, në sajë të djersës e sekrecioneve vaginale. Mbathjet sintetike mund të rrisin rrezikun e një infeksioni.













































