Kryefjala Logo

Kristi në krahët e Kejsit,reagon Zaza!(e dashura)

23 Shkurt, 2023 | 4:47 pm

Kristi prej disa ditësh është përfshirë në një marrëdhënie më intime se shoqërore me Kejsin,vajzën e Sabianit,e cila ndodhet në BB Vip Albania si konkurrente.

Kujtojmë se në fillim Kristi nuk toleronte asnjë prekje nga banoret femra të shtëpisë ndërsa me hyrjen e Kejsit,theu të gjitha barrierat e tij.
Gjithashtu kujtojmë se ai tregoi se jashtë ka lënë një marrëdhënie dhe media zbuloi se bëhej fjalë për një vajzë të panjohur për shqipërinë e quajtur Zaza.

Ajo ka reaguar së fundmi ku në Instastory shkruan:
“Nuk mund ta them me fjalë se sa e prekur jam nga kaq shumë njerëz që më kontaktuan dhe më ngushëlluan.
Kutia mesazheve të mia është tejmbushur dhe do të doja t’i përgjigjem secilit prej jush por nuk kam forcën për ta përballuar tani gjithë këtë.

Shpresoj që të gjithë të qëndroni të bekuar dhe shpresoj që Zoti t’ju japë të gjithëve dyfishin e dashurisë që njerëzit po më japin tani.
Më lehtëson vërtet të di se njerëz që as nuk më njohin, e shohin të vërtetën dhe e vlerësojnë moralin!

Nuk jam mirë dhe do të më duhet pak kohë që të shërohem dhe të kuptoj disa gjëra që po më ndodhin para syve.
Unë vij nga një familje e dashur, e kujdesshme dhe e arsimuar që më ka mësuar se vlerat në jetë janë brenda së vërtetës, moralit dhe aftësisë për të qëndruar etik edhe kur gjërat bëhen të vështira.

Nuk do të komentoj më tej për këtë, pasi besoj se kjo gjë është kuptuar nga të gjithë.
Që nga fillimi i njerëzimit, e vërteta gjithmonë ka mbrojtur të drejtët. Falenderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës sime!
Faleminderit!”

B15EC6A5 4A69 494B 97F5 4421C4C96F9E

EC0A2F2F 718C 474D A5AA 97E93B1CFF3D

Të ngjashme