Showbiz
Klip apo dashuri? Butrint Imeri shfaqet pranë një vajze misterioze
20 Nëntor, 2025 | 8:20 am

Një postim i fundit nga profili i këngëtarit Butrint Imeri ka ngjallur menjëherë spekulime dhe kuriozitet të madh në rrjetet sociale.
Ylli i muzikës sapo ka ndarë një ‘Story’ misterioze ku shfaqet ulur në një motor sportiv, ndërsa krah tij qëndron një vajzë.
Këngëtari e ka mbajtur të fshehtë identitetin e vajzës, duke mos zbuluar as emrin e saj në postimin e shkurtër.
Nga pamja e skenës, lë të kuptohet se bëhet fjalë për xhirimet e një klipi të ri muzikor.













































