Kryefjala Logo

Klea Huta dhe Niko Komani kundër produksionit të BBVA!

8 Mars, 2023 | 11:35 am

Nata e mbrëmshme pati shumë dinamika por më e rëndësishmja ishte ajo e Kiara Titos.
“Avantazhi” që ajo mori si lider në publik u përcoll si disavantazh pasi destabilizoi humorin e moderatores dhe atë të Luizit.

Me pak fjalë,Kiarës ju tha se edhe shokët e saj më të ngushtë janë kundër saj..
Efi ndodhej në studio dhe me aq sa mundi replikoi me Kiarën dhe opinionistët,por nuk ju dha kjo mundësi shokëve të saj të tjerë si Niko Komani dhe Klea Huta që reaguan në Instagram.
Niko shkruan:

“Jo njerëz jo, kanë zgjedhur artikujt e portaleve që u kanë interesuar.
Une dhe Xheni Karamani, Liesa Haxhiasllani jemi shokët e vërtetë të Kiarës.
Kush dreqin janë këta shokë?
Ca individë që ftohen lart e poshtë për ca klikime?
Cilët shokë janë këto të Kiarës o njerëz? Pse askush nuk nxjerr artikujt pozitivë? Pse jo intervistat e mia?
Apo s’jam shoku i ngushtë?
Apo s’jam shoku i ngushtë për klikime?”

Ndërsa Klea shkruan:
“Kjo përmbledhje e shkurtër dhe cinike që për ty Kiara Tito duhet të ishte avantazh, por të erdhi si rrufe në qiell të hapur. Ku janë titujt pozitivë dhe mbështetës dhe suportues që kanë bërë për ty të gjithë?

Pashë veten në atë përmbledhje dhe të gjithë e dini që nuk ka lidhje fare me përmbledhjen negative që t’u transmetua..

Dhe pastaj të bëjnë moral se duhet të vazhdosh përpara.
Por asgjë nuk bënë veçse ushqyen cyber bullying ndaj teje. A sa bukur a!”

62990D4C 878C 4E53 87E2 4475983FB971

C9E4505C 1389 4E95 800D DDD96020C2AA

89F486C9 D94B 471A B6E2 161E48D8B3C1

Të ngjashme