Kryefjala Logo

Kjo grua thotë se njohu burrin falë fuqive të saj prej shtrige

25 Tetor, 2024 | 10:35 am

Kjo është Ginny Metheral, ajo është 51 vjeç dhe jeton në Devon, Mbretëria e Bashkuar.
Ajo është e martuar, ka tre fëmijë, pretendon të jetë një shtrigë e gjeneratës së katërt. Ajo thotë se fuqitë e saj i ka trashëguar nga stërgjyshja.

Praktikon magjinë e bardhë për të bërë mirë. Kur ishte 6 vjeç, ajo po kërkonte një shoqe, kështu që bëri një ilaç me petale trëndafili, e spërkati pranë një shoku të klasës dhe pa kaluar shumë kohë ata u bënë të pandashëm. Në moshën 24-vjeçare ajo ishte në kërkim të dashurisë, ajo konsultoi librin e magjisë së familjes, pastaj mbolli tre bizele në një tenxhere.

Ato mbinë të gjithë, menjëherë pasi ajo takoi burrin e saj dhe lindën tre fëmijë. Xhini kurrë nuk i tha askujt për këtë, ajo kishte frikë të ngacmohej. Por tani ajo është e lodhur duke u fshehur. Nuk shet asgjë. Ajo tregon ritualet e lashta, histori folklorike, fuqinë që përmban guri.

Tregon se si t’i nderoni paraardhësit, ose si t’u sillni gëzim njerëzve. Ajo thotë që të mos bëni kurrë magji të synuara mbi një individ, nuk është e drejtë që ai të bëjë diçka kundër vullnetit të tyre. Shumë miq kanë ikur, edhe të afërmit i qëndrojnë larg, Xhini nuk tërhiqet. Ajo është një shtrigë, ju pëlqen apo jo. Ajo përsërit se magjia ekziston. Qeniet njerëzore kanë më shumë aftësi sesa mendojnë. Edhe nëse pak e besojnë, kjo nuk do të thotë se nuk është e mundur.

Të ngjashme