Kryefjala Logo

Kim këngëtari i American Idol në Fest 64’ këngë mbi depresionin e të rinjve

29 Nëntor, 2025 | 6:33 pm

Në Qoshen e Podfestë nga Olti Curri Kim ka rrëfyer historinë e dhimbshme dhe luftën me depresionin në fillimet e tij në Amerikë ku jeta ashtu si për çdo emigrantë nuk është fortë e lehtë dhe largësia nga familja është një mungesë e pazëvëndësueshme.
“Prap dielli del” titullohet kënga por edhe unë kam pasur momente kur diellin e kam humbur, e është shuar, “ thotë artisti.
Në një moment kënga flet edhe për vetëvrasjen ku Kim thotë që vetë nuk e ka menduar, por ka dhënë mesazhin që vetëvrasja nuk është zgjidhje në asnjë moment.
“Kënga në fund transmeton shpres sepse dielli prap del në fund”.
Kim nuk e fsheh ambicien për festivalin Europian të këngës. “
Nëse shkoj në Eurovizion i kam gati të dyja versionet sepse kënga është shkruar fillimisht në anglisht”, thotë Kim.

Të ngjashme