Showbiz
Kiara i mban qëndrim Luizit, Olta:” Më ka pëlqyer sjellja jote”
28 Shkurt, 2023 | 4:24 pm

Kiara është ngritur sot më e distancuar nga Luizi. Ajo ishte ulur në një tavolinë me Oltën dhe Nitën, të cilat komentuan sjelljen e saj të një dite më parë. Olta i tha se i kishte pëlqyer shumë qëndrimi që mbajti, mirëpo shtoi se po do ishte në vendin e saj ajo do të reagonte ndryshe.
“Dje më ka pëlqyer shumë sjellja jote. Më ke lënë pa fjalë. E gjitha situata edhe pas. Unë do kisha reaguar shumë keq”, tha Olta.
Ditën e djeshme u zhvillua një debat i ashpër mes Luizit dhe Kiarës në shtëpinë e BBV. Kiara ishte e tensionuar pasi ai prishi lojën, të cilën vajzat nëse do të fitonin do të merrnin avantazh.












































