Kryefjala Logo

Kërcet arma në Lezhë, qëllohet në drejtim të një mjeti

6 Janar, 2021 | 3:03 pm

 

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në Lezhë, ku një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti që drejtohej nga shtetasi E.P.
Policia bën me dije se ka sekuestruar makinën tip “Benz”, me të cilin ka lëvizur autori E. Sh.
Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Njoftimi:
Policia e Lezhës ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku qëlluan me armë zjarri në drejtim të mjetit që drejtohej nga shtetasi E. P.
Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe mjetin tip “Benz”, me të cilin ka lëvizur autori.
Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta bëri të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit E. Sh., banues në Lezhë.
Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin E. P.
Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, veprime të mëtejshme.

Të ngjashme