Showbiz
Kejvina kundër Kiarës-Kiara kundër Kejvinës-Luizi në mes
5 Mars, 2023 | 8:25 pm

Në ditët e para të Big Brother Vip,Kejvina u miqësua me Luizin dhe midis dyshes pati shumë momente gazmore.
Por gjërat rrodhën siç rrodhën dhe fundin e dini..
Por,Kejvina jashtë shtëpisë u kthye në hapat e saj të vjetër duke mbështetur Luizin.
Të njëjtën gjë bën edhe ai brenda pa e ditur,por Kiarës nuk i pëlqen shumë.
Ai sot ka veshur një bluzë që ja ka dhuruar Kejvina dhe ajo i thotë:
“Aman ma zhduk këtë bluzën”
“Ma ka dhën Kejvina, e veshi najher rrall për qef t’saj”-përgjigjet Luizi.
Kejvina në Instastory ka reaguar që para kësaj bisede në fakt kur Kiara debatonte me Oltën për punët e shtëpisë.
Ajo shkruan:
“Ti pooo..je punetore e madhe.E mbaj mend Kiaren brenda gjithe diten pastro tavolinen,dergo pjaten ke lavamani,laj e shplaj,sistemo krevatin etj etj se ngrinte koken nje here e shkreta veq duke pastruar..e kishte shume problem pisllekun.
Eshte puntore skemi ca te themi ate qe e ka e ka..
Fiks si dashuria e paster qe ka per Luizin…”
Dhe për pjesën e bluzes që Kiara thotë zhduke ajo shkruan:
“Ne kohe reale.Eh moj Kiara butulose po kur merrje gjerat e mia aty brenda te pelqenin?
Shume e dashur je…”














































