Kryefjala Logo

Karim Adeyemi në prag të largimit nga Dortmund, shkak Loredana

16 Dhjetor, 2025 | 1:03 pm

E ardhmja e sulmuesit gjerman Karim Adeyemi te Borussia Dortmund duket e pasigurt, pavarësisht kontratës që e lidh me klubin deri në vitin 2027. Sipas mediave gjermane, bisedimet për një largim të mundshëm kanë nisur prej kohësh, ndërsa situata ka marrë zhvillime të reja.

Sipas raportimeve të BILD, Adeyemi i ka bërë të ditur klubit dëshirën për të lënë Dortmundin. Arsyeja kryesore lidhet me jetën personale: bashkëshortja e tij, këngëtarja me origjinë nga Kosova, Loredana Zefi, preferon të jetojë në një qytet të madh evropian, dhe jo në Dortmund.

Përgatitjet për një largim nuk kanë munguar. Sulmuesi ka ndryshuar agjent dhe ka nisur bisedime për rinegocimin e kontratës, duke hapur mundësinë e një transferimi të afërt.

Aktualisht, Adeyemi ka një vlerë tregu rreth 60 milionë euro, ndërsa disa prej klubeve më të mëdha evropiane, përfshirë Barcelona, Manchester United dhe Juventus, po e ndjekin nga afër situatën. Borussia Dortmund pritet të shqyrtojë çdo ofertë me kujdes dhe vendimi final mund të merret gjatë merkatos së ardhshme.

Të ngjashme