Showbiz
Kamela Islamaj rikthehet në Fest 64/ “Pa pretendime”, por me shumë ritëm
21 Nëntor, 2025 | 4:45 pm

Artistja shumëngjyrëshe Kamela Islamaj rikthehet këtë vit në Festivalin e Këngës në RTSH me këngën e saj më të re “Pa pretendime”, duke shënuar pjesëmarrjen e gjashtë në skenën më të rëndësishme të muzikës shqiptare. Në emisionin Çasti I Duhur Nga Fjodora Fjora artistja rrëfen më tepër për këngën e saj dhe jo vetëm. Me energjinë që e karakterizon, ajo rrëfen emocionet e rikthimit në një skenë që për të mbetet një ndër më të dashurat, falë historisë së festivalit, si edhe traditës.Këtë vit, këngëtarja vjen ndryshe, me një frymë të re muzikore. Nuk ka zgjedhur baladën klasike si herët e tjera, por është rikthyer tek ritmet Funky Disco që shënuan fillimet e saj artistike. Kënga lindi nga një ide e kompozitorit me të cilin ka bashkëpunuar prej vitesh, Gjergj Kacinarin një proces krijues që ajo e përshkruan si të natyrshëm dhe plot harmoni.
“Ishte një punë e kopsitur dhe shumë e këndshme në studio, u gjetëm shpejt në të njëjtën linjë,” shprehet ajo.“Pa pretendime” është një këngë ritmike, plot energji, që sipas artistes do të marrë tjetër dimension në skenë falë interpretimit live me Orkestrën e RTSH. Në thelb, kënga flet për rikrijimin e vetes dhe rikthimin e lirisë së munguar.Megjithatë, pavarësisht titullit, ajo thotë hapur se në Festival askush nuk shkon vërtet “pa pretendime”.
Çdo artist e ka brenda dëshirën për të fituar një çmim dhe ajo nuk e përjashton këtë mundësi, edhe pse synimi kryesor mbetet kënaqësia e interpretimit dhe eksperienca artistike.
E njohur për stilin e saj të pakompromis muzikor, këngëtarja rrëfen se nuk ka bërë kurrë lëshime në cilësinë artistike, pavarësisht kërkesave të tregut apo tendencave të momentit.
Në jetën e saj personale, një rol të rëndësishëm luan partneri, të cilin e përshkruan si një njeri që e mban me këmbë në tokë dhe e mbështet pa kushte. Ai ka qenë ndër të parët që e ka shtyrë të marrë pjesë këtë vit në festival .
“Nuk kemi bërë celibrim, ne e quajmë veten burrë dhe grua , një firmë në letër nuk ka asnjë diferencë“.












































