Lifestyle
Ka një mënyrë për të paguar gjobat e makinave pa stres direkt nga celulari. Faleminderit Easypay
28 Maj, 2024 | 5:11 pm

Ajo c’ka ka tërhequr më së shumti vëmëndjen tonë përgjatë muajve të parë të vitit 2024, kanë qenë masat e shumta administrative të ndërmarra ndaj shoferëve në rrugët e Shqipërisë.
Policia e Shtetit shqiptar përgjatë muajve janar, shkurt, mars e prill, gjatë kontrolleve rigoroze të kryera ka evidentuar dhe ndëshkuar drejtues të shumtë të automjeteve, ndër të cilët, për arsye përdorimi celulari gjatë drejtimit të automjetit (më shumë se 1512 drejtues), për qarkullim me shpejtësi tejnormave të lejuara (më shumë se 6364 drejtues), si edhe janë vendosur më shumë se 22,500 masa administrative, për parakalime të gabuara, për mosvendosje të rripit të sigurimit, etj.
Duke parë këtë situatë alarmante, me shumë gjasa, policisë rrugore do ti duhet të intensifikojë këto monitorime edhe përgjatë muajve të sezonit veror! Ndërkohë që institucionet përkatëse publike kanë për detyrë ndërgjegjësimin e popullsisë rreth rendësisë së respektimit të sinjalistikës rrugore, misioni i EasyPay si një institucion fintech, është të krijojë lehtësi për pagesën në kohë reale të gjobave për qytetarët shqiptarë apo edhe turistët e shumtë të cilët po vizitojnë Shqipërinë këtë periudhë.

Ja disa përfitime të shkurtra se përse gjobat e makinës duhet ti paguani me aplikacionin EasyPay:
1. Ju kurseni kohë: Koha juaj vlen gjithnjë e më shumë! Nuk ka më nevojë të qëndroni në radhë të gjata në zyrat e pagimit ose të shkoni në banka. Me disa klikime, mund të kryeni pagesën në çdo kohë dhe nga çdo vend. Dhe, kujtoni, që atë gjobë e keni marrë ngaqë nxitoni të shkoni diku!
2. Ju I krijoni vetes lehtësi: Ju njoftoheni menjëherë në celularin tuaj në momentin që gjobiteni dhe nëse e paguani atë gjobë brënda 15 ditëve, e kryeni atë 50% më lirë!
3. Pagesat tuaja janë të sigurta: Platforma online e EasyPay ka krijuar njohurinë dhe besimin tek të gjithë shqiptaret, pasi ajo tashmë hyn në vitin e 14 të sajën. EasyPay ka krijuar një platformë moderne të pagesave online, me masat e duhura të sigurisë për të mbrojtur cdo të dhënë tuaj financiare. Verifikimi me dy faktorë sigurie është një nga teknologjitë që përdorim për të garantuar sigurinë e transaksioneve tuaja.
Nëse ende nuk e keni provuar këtë mënyrë të re pagese, është koha të shfrytëzoni përfitimet që ofron EasyPay, duke shkarkuar aplikacionin dhe krijuar një profil klienti ose të kryeni pagesa të shpejtë nëse nuk dëshironi të humbni kohë! Në këtë mënyrë ju shpëtoni njëherë e mirë nga pagesat e gjobave dhe faturave mujore.














































