Showbiz
Juliana akuzon Ilir Shaqirin:”Shaka seksiste!”
7 Dhjetor, 2023 | 8:43 am

Të ftuar në emisionin “Pardon My French” ishin çifti i i spektaklit të kërcimit Juliana Nura dhe Dion Gjinika që përfunduan rrugëtimin e tyre javën e kaluar.
Në Fan Club, Juliana u shpreh se ishte e shokuar kur juria vendosi se ishte ajo që duhej të largohej atë mbrëmje. Sipas saj ishte diçka që nuk e priste dhe nuk e meritonte.
“Unë jam një person që kur e flas diçka i rri mbrapa dhe nuk e them pa patur baza. Ashtu e them edhe tani, Iliri është shumë njeri negativ dhe nuk më pëlqen fare me ‘sex jokes’ që bën ai.”












































