Politike
Ish mësuesi emocionon Elona Gurin dhe i uron fitore në rrugën e saj drejt Parlamentit
28 Mars, 2021 | 3:26 pm

Drejtuesja politike e LSI-së në Durrës, Elona Guri nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka falenderuar ish mësuesin saj Hekuran Kalemi për dijen dhe shembullin e jashtëzakonshëm që ka përçuar dhe për besimin që ka se Shqipëria do të bëhet.
Statusi i Gurit:
Sot dita nisi me një emocion të veçantë pasi u takova pas shumë vitesh me profesorin tim Hekuran Kalemi.
Mirënjohje të thellë për dijen dhe shembullin e jashtëzakonshëm që ka përçuar dhe për besimin që ka se Shqipëria do të bëhet. Shqipëria do ndryshojë. Shqipëria do t’ia dalë
Faleminderit profesor Hekurani që na edukove ta duam vendin dhe të japim më të mirën tonë për të
Profesori e ka falënderuar Gurin me një koment emocionues.
Komenti i profesorit:
Flm Elona, krenar per Ju, per aritjet e deritanishme e sukseset e ardheshme.
Sukses dhe mbeshtetje pa kufi!
Respekt per Ju e brezin qe mu dha mundesia ti mesoja.


















































