Showbiz
Ish-banorja nuk harron përplasjet me Oltën dhe shprehet:”Kush është kjo?”
11 Korrik, 2024 | 9:56 am

Duket sikur kanë kaluar shekuj nga BBV2, dhe prap disa tensione të krijuara mes ish banorëve nuk do të ndalen kurrë.
Nëse nuk ju kujtohet, debati i parë i BBV2 ka qenë ai mes Olta Gixharit e Zhaklina Gjollës, i cili përfundoi kur kjo e fundit vendosi të largohej pas një jave nga nisja e formatit.
Sot, një vit e gjysmë pas këtij debati Zhaklina ka qenë e ftuar në “Top Arena”, ku është pyetur edhe lidhur me Olta Gixharin.
“Kush është kjo, nuk e njoh”– është shprehur Zhaklina për Oltën.
Gjithashtu, gjatë intervistës Alesia e ka pyetur Zhaklinën nëse ka uruar motrën e Oltës, Gerta Gixharin, që është bërë teze dhe jo Oltën.
“Gerta Gixhari është bërë teze?! Gjej momentin ta uroj tani. Shumë urime, me jetë të gjatë edhe të bukur bebit” – duke e injoruar kështu tërësisht Oltën.












































