Lifestyle
I riu hidhet nga ura për ti dhënë fund jetës,një kafshë e nxjerr përsëri në sipërfaqe
24 Shtator, 2024 | 9:41 am

Ky është Kevin. Ai jeton në Nju Jork,është 19 vjeç, dhe po përballet me depresion të rëndë. Është viti 2000. Kevini ecën në urën Golden Gate, në San Bay Francisco.
Ka shumë njerëz, një diell i ngrohtë, por ai nuk gjen arsye për të buzëqeshur. I afrohet skajit të urës, ndjek impulsin dhe kërcen.
Ai bie mbi gjashtëdhjetë metra, përplasja me ujin është e dhunshme, por Kejvin mbijeton.
Dhe befas ai dëshiron të jetojë, me çdo kusht. Ai përpiqet të lëvizë këmbët dhe krahët për t’u rikthyer në sipërfaqe, por një dhimbje në shpinë e ndalon dhe e tërheq zvarrë deri në fund.
Në atë moment, diçka lëviz poshtë tij; Ai e nxjerr në sipërfaqe dhe e mbështet derisa të mbërrijnë shpëtimtarët. Njerëzit thonë se panë një luan deti duke notuar dhe duke e mbajtur atë me feçkë.
Kejvin theu disa rruaza, por ai është gjallë. Falenderon atë kafshë me gjithë shpirt; ai nuk dëshiron të humbasë mundësinë e dytë që pati. Iu deshën disa vite për t’u shëruar nga depresioni, më pas ai u bë një folës motivues dhe iu përkushtua ndihmës së atyre që përballeshin me atë sëmundje.
Pas vitesh debatesh, kundërshtimesh dhe vonesash, një gardh kundër vetëvrasjeve është vendosur nën urën Golden Gate. Kejvin ecën në urë pas një kohe të gjatë, mendon përsëri për atë luan detar, dhe buzëqesh…















































