Kryefjala Logo

Horror në Tetovë/50 vjeçari vret gruan e vajzën, plagos djalin

8 Tetor, 2024 | 7:15 pm

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Sllatina të Tetovës në Maqedoninë e Veriut. Sipas mediave vendase mësohet se një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij, vajzën e mitur si dhe ka plagosur rëndë djalin e tij 9-vjeçar.

Shtetasi me ininciale R.Sh, 50-vjeç, ka ekzekutuar bashkëshorten e tij 36-vjeçare dhe më pas vajzën e tyre të mitur. Gjithashtu ky shtetas ka qëlluar dhe djalin e tij 9-vjeçar i cili aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas Newsbomb.al gjithashtu se ka qenë nëna e 36-vjeçares e cila ka qenë e para që ka mbërritur në vendngjarje dhe ka gjetur të vdekur të bijën dhe mbesën.

Njoftimi i policisë:

Sot (8 -tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja. Menjëherë pas raportimit është vepruar dhe është siguruar vendi ku ekipi nga SPB Tetovë në bashkëpunim me prokurorin publik kanë kryer inspektimin dhe me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion, ndërsa bashkëshorti i saj R.Sh. (50) së bashku me djalin e tij të mitur, do të transferohen për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës, e më pas personi R.Sh. do të ndalohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme