Showbiz
Gruaja e Feros ofendon Vivin, e quan palaço…
10 Shkurt, 2023 | 2:40 pm

Përplasja mes Xhulit dhe Vivit në “Big Brother VIP” Kosova, ishte ngjarja më e komentuar e ditës së djeshme. Debatet e tyre nisën rreth dy javë më parë pasi vajzat komentuan romancat e njëra tjetrës në “BBV”. Vajzat i janë rikthyer debateve dhe përplasja që patën nisi për punët e shtëpisë duke vijuar më pas me fjalë më të rënda.
Për këtë debat ka reaguar edhe Arbenita Ismajli. Modelja deri tani s’kishte dhënë asnjë koment mbi lojën e lojtarët dhe reagimin e saj publik të parë e ka bërë duke treguar se nuk e simpatizon aspak Vivin. Arsyeja ende nuk dihet.
Në InstaStory ajo ka shpërndarë foton e Vivien, duke i shtuar emojin e një palaçoje, një djalli dhe një bretkose.













































