Kryefjala Logo

Goditet grupi i drogës në Athinë, mes të arrestuarve edhe këngëtari i njohur shqiptar

19 Dhjetor, 2025 | 11:48 am

Policia greke ka goditur një grup kriminal të trafikut të drogës në Athinë, duke arrestuar katër persona, mes tyre edhe këngëtarin shqiptar nga Tepelena, Kostandinos Jorgji, i njohur me emrin artistik “For3al”.

Operacioni u zhvillua mbrëmjen e 16 dhjetorit nga Nëndrejtoria e Narkotikëve, ndërsa të arrestuarit akuzohen për posedim dhe trafikim lëndësh narkotike. Sipas hetimeve, grupi ishte i mirëorganizuar dhe kishte role të ndara, duke tregtuar marijuanë dhe hashash në formë çokollate me vlerë mbi 95 mijë euro.

Gjatë kontrolleve, policia sekuestruar sasi të konsiderueshme droge, para cash, automjete dhe pajisje të tjera të lidhura me aktivitetin kriminal. Të arrestuarit janë dërguar në Prokurorinë kompetente për ndjekje të mëtejshme ligjore.

Të ngjashme