Lajme nga vendi
Gjosha: 21 Nëntori, ditë e shënuar për LSI
20 Nëntor, 2020 | 2:11 pm

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha e cilëson 21 nëntorin një ditë të shënuar për ekipin drejtues të LSI-së.
Bëhet fjalë për ditën e zgjedhjeve për strukturat drejtuese të kësaj force, ku Gjosha thotë se mes tyre gra dhe vajza kanë mundësinë të zgjidhen në kuota të barabarta 50% për të qenë pjesë e strukturave vendimmarrëse.
“Data 21 nëntor do të jetë një ditë e shënuar për ekipin drejtues të LSI. Mes tyre gra dhe vajza që kanë mundësinë të zgjidhen në kuota të barabarta 50% për të qenë pjesë e strukturave vendimmarrëse. Ne besojmë te forca e gruas, ne besojmë te familja, besojmë te e ardhmja.
LSI vjen me një ekip të ri që rrezaton shpresë dhe energji pozitive dhe që do ta çoj vendin drejt një ndryshimi të madh pas 25 Prillit.
#votofitoren
#votoshqiperiashtepiajuaj”, shkruan Gjosha.


















































