Kryefjala Logo

Gazetarja Lindita Çela fiton gjyqin ndaj Gjykatës së posaçme për të drejtën e informimit

17 Shtator, 2024 | 5:39 pm

Rrjeti investigativ i gazetarëve globalë OCCRP (Organized Crime and Corruption Reporting Project) fiton betejën ligjore ndaj Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të drejtën e informimit.

Në artikullin e “Shteg.org” thuhet se sipas vendimit të dhënë nga Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë më 27 qershor 2024, Gjykata e Posaçme detyrohet të vërë në dispozicion informacionet dhe dokumentet e kërkuara nga kjo organizatë që në janar të vitit 2023. Gjykata e Posaçme kishte refuzuar dhënien e dokumenteve me argumentin se ishte e ndaluar publikimi i akteve të dosjes pasi janë “sekret shtetëror”.

/Gogo.al

Të ngjashme