Showbiz
Fred De Palma i propozon për martesë modeles shqiptare!
4 Dhjetor, 2025 | 4:57 pm

Reperi italian, Fred De Palma dhe modelja shqiptare Jori Delli, janë fejuar!
Në disa foto të shpërndara në rrjetet sociale, reperi shfaqet duke puthur bukuroshen, e cila mban në duar unazën
Në një foto tjetër nga afër, shihen duart e tyre të kapura dhe unaza dallohet më qartë: një rreth floriri me diamant në qendër.
“Përgjithnjë”, shkruhet në postimin e tyre të përbashkët












































