Lajme
Franca shpallet vendi i parë që lejon abortin me Kushtetutë!
5 Mars, 2024 | 2:32 pm

Deputetët dhe senatorët e mbështetën me shumicë dërrmuese masën, me 780 vota pro, në një votim të përbashkët të të dy dhomave të parlamentit. Aktivistët e të drejtave të abortit të mbledhur në qendër të Parisit brohoritën dhe duartrokitën ndërsa Kulla Eiffel shkëlqente në sfond me mesazhin “MyBodyMyChoice” (Trupi im, zgjedhja ime).
Të drejtat e abortit pranohen më gjerësisht në Francë sesa në SHBA e shumë vende të tjera. Sondazhet tregojnë se rreth 80% e francezëve mbështesin faktin që aborti është i ligjshëm.
“Ne po u dërgojmë një mesazh të gjitha grave: Trupi juaj ju përket juve dhe askush nuk mund të vendosë për ju,” u tha kryeministri Gabriel Attal ligjvënësve përpara votimit.
Gratë kanë pasur të drejtë ligjore për abort në Francë që nga një ligj i vitit 1974 – të cilin shumë e kritikuan ashpër në atë kohë.

















































