Lajme nga vendi
FOTO/ Tirana një “betoniere” e madhe. ‘Nga Sheshi Skënderbej sheh me sy të lirë 10 kulla në ndërtim e sipër’
22 Nëntor, 2020 | 5:15 pm

Edhe pse në krizë ekonomike dhe me pallate që kanë ngelur stoke, Tirana vijon të ketë një bum ndërtimesh ku këtij fenomeni shqetësues nuk i ka shpëtuar as qendra e qytetit.
Përpos ndërtimit pranë Kullës së Sahatit, aq shumë të përfolur edhe në media, përreth sheshit qëndror, atij Skënderbej, po ngrihen edhe shumë kulla të tjera.
Gazetari i Ora News, Isa Myzyraj, përmes një video-postimi në Facebook tregon qartë betonizimin që po i bëhet qendrës së kryeqytetit.
“Me nje rrotullim 360 gradë, nga Sheshi Skënderbej sheh me sy të lirë 10 kulla në ndërtim e sipër!”, shkruan ai.
Nën maskën e masterplanit të ri “Tirana 2030”, sheshi Skënderbej do të jetë tërësisht i rrethuar me kulla të larta, dhjetë të tilla, dhe praktikisht do të shërbejë si oborri i këtyre ndërtesave private.
Gjatë fushatës elektorale të vitin 2015, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të premtonte se nuk do të jepte asnjë leje ndërtimi klienteliste, por sot pas më shumë se 4 vjetësh në krye që kryeqytetit ndërtimi po lulëzon kudo nëpër Tiranë.



















































