Kryefjala Logo

FOTO/ Ja kush është personi që ndërroi jetë mbrëmë pas aksidentit në Elbasan, baba i një vajze të vogël

4 Janar, 2021 | 2:23 pm

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Elbasan ku një makinë tip Golf Kabriolet është përplasur me një minibus që transportonte pasagjer.
Nga aksidenti kanë mbetur 9 persona të plagosur nga minibusi teksa ka ndërruar jetë pasagjeri që udhëtonte në Golf.

Shoferja e makinës së vogël ishte një femër dhe momentalisht është e arrestuar. Viktima Kledis Deda ishte i martuar dhe kishte një vajzë të vogël.

Akoma nuk ka dijeni nëse drejtuesja e automjetit është bashkëshortja apo ndonjë person i afërt i tij dhe bëhet me dije se edhe ajo ka marrë dëmtime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetën.

5 nga 9 të plagosurt që po udhëtonin në minibus kanë marrë trajtim mjekësor në spital.

Të ngjashme