Showbiz
Fobia e Dhurata Dorës është e shumë prej nesh!
23 Janar, 2023 | 12:58 pm

Mbrëmjen e sotme në “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës ka patur shumë dinamika, të papritura dhe momente argëtuese. Një ndër të ftuarit ka qenë këngëtari Young Zerka. Sigurisht që Zerka është një personazh shumë i dashur për publikun dhe shpeshherë pa doreza.
Ai ka luajtur lojën e sekreteve në “Zemër Luana”, ku duhet të tregonte një sekret të personazheve në foto ose duhet të pinte pijet e shëmtuara. Teksa ka hapur foton e Dhurata Dorës, Zerka ka treguar se Dhurata ka frikë avionin. Ai ka treguar se kur kanë udhëtuar për një koncert, ajo I ka bërë krahun cop duke u mbajtur tek ai.
Ndonse Zerka e ka treguar plot humor, ku tregonte se e kishte lënduar pa e kuptuar pasi ishte thjesht frika e saj që e transmetonte tek Zerka.












































