Kryefjala Logo

Flet ish e dashura e Klodit: Nuk e di çfarë mund të ndodhë mes Klodit dhe Londrimit, por kurrë mos thuaj kurrë

7 Dhjetor, 2025 | 12:23 am

Marrëdhënia e afërt midis Klodit dhe Londrimit në Big Brother VIP Kosova ka ndezur debatet në rrjet, duke hapur një sërë aludimesh për natyrën e vërtetë të raportit të tyre.

Për t’i dhënë zë të gjitha këtyre diskutimeve, ish-e dashura e Klodit ka folur ekskluzivisht për “Prive by Liberta Spahiu”, ku ka bërë një sqarim të hapur rreth asaj që publiku po sheh në ekran. Ajo rikujtoi se Klodi ka qenë gjithmonë një person tepër social dhe i afërt me njerëzit përreth, por nuk i shmangu pyetjet lidhur me mundësinë e një afrimiteti më të thellë me Londrimin.

E pyetur drejtpërdrejt për mundësinë e një romancë apo ndonjë kontakti fizik mes dy djemve, ajo deklaroi:

“Nuk e besoj se do bënte diçka me një djalë, ta puthte apo çfarëdo tjetër… por kurrë mos thuaj kurrë. Mund të ndodhë gjithçka, por nuk mendoj se do të bëhen çift.”

Në intervistë, ajo ka ndarë edhe detaje të pathëna për marrëdhënien dhe ndarjen e tyre, duke hedhur dritë mbi atë çfarë mund të ketë ndikuar në dinamikën e Klodit sot brenda shtëpisë së BBVK.

Të ngjashme