Kryefjala Logo

Flet babai i vrasësit të Martin Canit: Ndaj dhimbjen si të ketë vdekur djali im

21 Nëntor, 2024 | 9:14 pm

Mbrëmjen e sotme në Top Story, Grida Duma e ka nisur me një telefonate, të babait të Mario Përlleshit i cili është vrasësi i 14 vjeçarit Martin Cani.

Ndue Përlleshi ka treguar se ndjen dhimbje dhe shprehet i revoltuar ndaj gazetarëve dhe atyre që janë shkruajtur në media.

“Ku e dini dhimbjen që kam unë dhe familja ime, cfarë janë këto shkrime që janë bërë. T’ja u shpreh ju dhimbjen apo t’ja shpreh familjes me të cilin kam hallin në gjys. Jam shume i rënduar në fakt, për atë që ka vdek.Dhimbjen time e di zoti lart dhe shpirti im. Me familjen e Martinit jam duke tentuar të flas, do flas vetë se kam aq burrni karakter që të flas vetë. Se nuk kam tentuar të bëj keq në jetë. Nuk jam familje ordinere jam familje e lartë punetore. Kemi vetëm një djalë që u munduam ta rritim. E ndaj pjesën e dhimbjes me zotrinë si të ketë vdekur djali im. Djali është në spital në gjendje shoku”-thotë ai në pjesën e parë të telefonatës.

“Unë nuk dija asgjë sepse po të dija nuk do kishte ndodhur kjo gjë”.-shton ai.

Ai ka mohuar që të ketë ndihmuar djalin të arratiset madje thotë se ka qenë në punë në ndërtim dhe mund të vërtetohet nga kamerat. I pyetur nëse ishte në djeni, ai është shprehur i revoltuar duke thënë se asnjë prind nuk i jep në dorë thikë fëmijës së tij.

Gjithashtu ai shprehet se djali nuk e ka konfirmuar se ka bërë krimin, madje sipas tij është i tronditur dhe nuk di çfarë flet.

Të ngjashme