Kryefjala Logo

Çfarë ndodhi?! Fjolla Morina largohet nga BB Vip Kosova

6 Janar, 2026 | 9:59 am

Këngëtarja Fjolla Morina ka ndërprerë rrugëtimin e saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, pasi nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Artistja ka marrë vendimin për t’u larguar, duke bërë gati sendet personale dhe duke lënë përfundimisht shtëpinë e famshme.

Lajmi është konfirmuar edhe nga produksioni i Big Brother VIP Kosova, i cili përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale bëri të ditur se Fjolla Morina nuk është më pjesë e garës.

Ende nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me gjendjen e saj shëndetësore, ndërsa largimi i papritur i këngëtares ka ngjallur reagime të shumta nga publiku dhe ndjekësit e formatit.

placeholder://

Të ngjashme